Basha: Pas 25 Prillit do krijojmë një kuadër të ri ligjor për pronën

schedule09:40 - 28 Shkurt, 2021

schedule 09:40 - 28 Shkurt, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për pronat. Ai tha se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes një kuadri të ri ligjor.

Basha theksoi se prona, liria dhe familja janë themel i një shoqërie që do të na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë, dhe në nisje të debatit politik për këtë çështje, unë e kam thënë publikisht dhe dua ta përsëris sot edhe një herë publikisht, ju lutem të nderuar pronarë të Shqipërisë pranojeni këtë dhe si një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të përgjegjësive tona të papërfunduara.

Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve.

Familja, prona dhe liria janë tre shtylla rreth të cilave është ndërtuar progresi I jashtëzakonshëm I vendeve të BE-së të cilët dëshirojmë ti përkasim dhe drejt të cilit për fat të keq po largohen sot shqiptarët me ritme si asnjëherë më parë në të paktën dy dekada e gjysmë. Prona dhe liria janë të lidhura, natyrisht dhe familja është e lidhur me to

Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve të ç’pronësuar dhe sot dua të konfirmojmë angazhimin tonë për realizimin dhe përmbushjen e parimeve referuar detyrimeve kushtetuese sa më poshtë: t’i jepet fund debatit të pa drejtë të gjatë dhe hipokrit mbi pronat dhe krimit të menjëhershëm të një sistemi dhe mekanizmi të besueshëm që do të shërbejë për këtë qëllim. Ne do të sigurojmë që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe do të jetë më efiçensë të plotë ndaj pronarëve dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi që janë të pandershme dhe do të nismën për hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë.

Shfuqizim tërësor I ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa I takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës. Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi t cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur. Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri I ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi I pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë I pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar”, tha Basha./mv.abcnews.al