Basha paralajmëron Ramën dhe i kujton John Kennedy-in: Do të ta këndojë populli shqiptar këngën

schedule11:59 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:59 - 15 Nëntor, 2021

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit. Mes të tjerash Basha ka bërë edhe një paralajmërim për Ramën, duke i kujtuar presidentin e vrarë të SHBA, John Kennedy. Kreu i PD-së i është drejtuar Ramës duke i thënë se populli do “t’ja këndojë” edhe atij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Kujtojmë se John Fitzgerald Kennedy, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, u vra më 22 nëntor 1963, në 12:30 në Dallas, Teksas, nga një ish-marins.

“Për uljen e çmimeve. Për taksat. 8 vjet mashtrim. Mashtron prapa. Mbeturinë e social realizimit. Hiq 51 milion euro për luksin tënd. Jeton si Sheik me taksat e popullit. Harroje shtetin shqiptar. Ja ke rritur më shumë se që nga koha e Tanzimatit. Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje dhe dil nga kjo sallë. Dita do të vij. Mos e harro, John Kennedy . Ka një citim që s’të pëlqen. Do vij dita që do ta këndoj populli shqiptar edhe ty. Check Up ka nxjerr gra me sëmundje prostate e burra shtatzënë.” tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!