Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën me një video nga premtimet e kreut të qeverisë Edi Rama për rimbursimin e ilaçeve që pasohet me dëshminë e një të moshuare e cila shprehet se nuk ka marrë asnjë qindarkë për ilaçet.
Basha thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë teste, ndihmë dhe zgjidhje ndërsa shton se plani i PD ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me Covid-19 në shtëpi.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”, shkruan Basha./mv.abcnews.al