Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basha nuk shmanget dot nga përgjegjësia”/ “21 Janari”, Bajram Yzeiraj: Garda varet dhe kontrollohet nga ministri i Brendshëm

schedule20:35 - 26 Nëntor, 2025

schedule 20:35 - 26 Nëntor, 2025

Para pak kohësh Lulzim Basha është marrë në pyetje nga SPAK si një person në dijeni sa i takon dosjes së “21 Janarit”, ku në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë katër persona. Në atë kohë Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Por, a e ka kryer detyrën ashtu siç duhet Basha? Këtë e sqaron ish-ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj, i cili i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se Garda varet nga Ministri i Brendshëm. Pra veprimet e Gardës, që kanë qëlluar drejt protestuesve, janë varur nga Lulzim Basha?!

Sipas Bajram Yzeiraj Garda është autonome në veprimet e saj, por është ministri i Brendshëm ai që harton politikat, kontrollon dhe monitoron veprimet e Gardës. Bajram Yzeiraj shton se Basha nuk mund t’iu shmanget përgjegjësive, pasi me mosveprimet e tij ka pranuar krimin.

“Garda varet nga ministri i Brendshëm, i cili ka për detyrë që të mbikëqyrje veprimtarinë e drejtuesit të Gardës. Garda është autonome në ushtrimin e veprimtarisë, por ministri harton planet, politikat e Gardës, e mbikëqyr dhe ka kontroll të plotë mbi veprimtaritë e Gardës. Ministri i Brendshëm në gjykimin tim në këtë rast nuk i shmanget dot përgjegjësisë, sepse ka shikuar vetë me sytë e tij, ka prekur, madje ka hipur në lartë, dhe kur ka marrë vesh që po qëllohej në mënyrë masive, edhe pse nuk duhej të ndodhte, sepse nuk i kishte ardhur akoma radha Gardës, me mos veprim ministri i Brendshëm ka heshtur dhe ka pranuar pasojat e rëndë ndaj qytetarëve.

Ministri jo të merrte forcën e komandues, por minimalisht duhet të merrte urdhër parandalues. Bash duhet të jetë në siklet sepse nuk ka kryer detyrën. Berisha herë pas here del jep vijën e qëndrimeve të tij, direktivën, se ç’qëndrim duhet të mbajë një qëndrim. Për çështje delikate ai po del dhe po u thotë prokurorëve që kjo është e vërteta kjo që po them unë. Bashkëpunimi i tyre ka nisur para se të nisnin demonstrimet”, tha ish-ministri i Brendshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!