“Basha nuk ka vend në tryezë”, Baçi: Nëse do të kishte dëshirë të ulej do të merrte pjesë në Kuvend

schedule13:40 - 24 Nëntor, 2023

schedule 13:40 - 24 Nëntor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur lidhur me propozimin e partive të vogla opozitare me qëllim bashkimin e opozitës.

Në një lidhje me ‘Tirana Live’, ai ka thënë se do t’i bashkohet kësaj tryeze dhe aleatëve të tij tradicional.

“Patjetër që do t’i bashkohem. Janë aleatët tanë tradicionalë. Do të jenë institucionet e partive politike ato që vendosin për të qene pjesë e një strukture. Sa për parimin, të faktorëve të tjerë, varet se kush e ndjen veten në opozitë dhe ftesat i bën dikush tjetër. Ky është mendimi im personal dhe nuk mund të futem në kriteret që vendosin drejtuesit”.

Sa i përket, bashkimit të Lulzim Bashës me ta, Baçi u shpreh se nuk ka vend për të, pasi ka tre muaj që nuk është me opozitën në Kuvend.

“Nuk besoj që zoti Basha ka vend në atë tryezë sepse ka deklaruar se është pjesë e maxhorancës. Edhe do të ulej në parlament me opozitën si deputetët e tjerë zoti Duka, zoti Dule. Ai e ka treguar që është pjesë e maxhorancës.

Ndërsa, për Ilir Metën, Baçi tha se nuk është e drejta e tij për ta diskutuar me të, por e drejtuesve.

“Nuk jemi futur në çadrën e Ilir Metës. Çadra ishim vetë ne se kandidatët kishin dal nga partia në primaret. Ka qene shumë parti që kanë qene në koalicion. Ne gjetëm një zgjidhje ligjore për të mos plotësuar atë të Edi Ramës për të na lënë jashtë parlamentit.

Nuk është në drejtën time nuk është për të diskutuar me zotin Meta, po është në drejtën e atyre që e kanë organizuar si zoti Duka, zoti Mediu dhe zoti Dule”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!