Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha nuk ka opsion dorëheqjen, mblidhen sot deputetët e grupit parlamentar të PD-së

schedule08:11 - 12 Mars, 2022

schedule 08:11 - 12 Mars, 2022

Partia Demokratike këtë të shtunë do të zhvillojë mbledhjen e radhës me deputetët e grupit parlamentar të cilët pritet që të përcaktojnë deri diku dhe rrugën që do të ndjekë lidershipi i Partisë Demokratike.

Mbledhja e grupit parlamentar do të përballë deputetët që kërkojnë në masë largimin nga drejtimi i partisë, me Lulzim Bashën, kryetarin në detyrë të PD.

Ndërkohë në këto kushte Basha dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe grupi i deputetëve që kërkojnë largimin e tij po ndërmarrin hapat e nevojshëm në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre.

Kryedemokrati Basha të premten është takuar në selinë e PD me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi si dhe nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj, të dy mbështetës të tij.

Por edhe deputetët që kërkojnë largimin e tij nuk kanë qëndruar në heshtje. Gjatë këtyre dirtëve  deputetët e PD po zhvillojnë takime të vazhdueshme mes tyre për të rakorduar qëndrimin që do të mbajnë në mbledhjen e grupit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!