Basha: Nuk ka marrëveshje me Ramën, do shkojmë sa më parë drejt kutive të votimit

schedule20:06 - 22 Maj, 2020

schedule 20:06 - 22 Maj, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në Abc News se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën për Reformën Zgjedhore.

Basha tha se të mirës së vendit nuk i shërben një tryezë e tij me Ramën, duke shprehur vendosmërinë se do t’i çojë shqiptarët drejt kutive të votimit.

“Të mirës së vendit nuk i shërben një tryezë me Ramën. Ne do të këmbëngulin që shqiptarët të shkojnë sa më parë drejt kutive të votimit.

I vetmi njeri i interesuar për të shpërndarë zëra sikur ka marrëveshje mes nesh i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet dhe papunësia.

Për qytetarët problem është buka e gojës. Nuk ka asnjë marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës. Marrëveshjen e kemi me popullin. Pa e ndëshkuar Edi Ramën e keqja do përsëritet. Të gjitha krimet e tij do të ndëshkohen”, tha Basha./abcnews.al