“Basha konfirmoi se nuk ndahet nga Berisha”, Çupi: Realisht nuk e mbështet SPAK. Harroi SHBA-në dhe interesat Perëndimore!

schedule13:33 - 12 Janar, 2024

schedule 13:33 - 12 Janar, 2024

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC komentoi deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha një ditë më parë.

“Konfirmoi gjërat që i dimë. Historia e marrëdhënieve me Berishën ka lidhje me dy ngjarje kriminale në vendin tonë. Sapo arfohet 21 janari. Basha shfaqet i përkulur para Berishës”, u shpreh Çupi.

Gjatë intervistës në studio, Çupi shtoi se Basha u shpreh i përulur ndaj Berishës dhe se sipas tij nuk e mbështet aspak SPAK.

“Në fjalimin e djeshëm të Bashës, u la të kuptohet që Berisha qe një gabim aksidental. Por nuk është kështu. SPAK po gjykon Berishën për krimet e tij dhe nuk është pak. Janë krime kundër demokracisë, ndërsa Basha e përgëzoi Berishën duke thënë se SPAK po të ndëshkon se ke marrë një rrugë ndryshe nga e imja. Fraza të tilla e fshehin të vërtetën”, tha ndër të tjera Çupi, duke shtuar: “Basha dje ishte i distancuar nga kolonat e mëdha që e mbajnë një politikë. E perceptova si në një montazh, ai kishte harruar dhe Perëndimin dhe Amerikën dhe syrin e kishte gjithë kohës tek Berisha. Ishin mesazhe të çuditshme, në ajër. Tani atyre që rrinë poshtë ballkonit të Berishës, Luli nuk mund të shkojë t’ua marrë copën e djathit që u hedh Saliu nga lart. Në tre mënyra ai krijoji 3 konflikte, në vend që të mund të shfaqte një kolonë të re të PD”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!