Basha nis punën për ligjin që ndalon simbolet komuniste

schedule13:56 - 22 Tetor, 2017

schedule 13:56 - 22 Tetor, 2017

Partia Demokratike ka nisur menjëherë punën së bashku me Fondacionin Konrad Adenauer për hartimin e projekt ligjit për ndalimin e simboleve të komunizimit. Por në takimin që kreu i PD-së Basha pati me drejtorin e ketij Fondacioni për Shqipërinë Valter Glos u diskutua dhe për reformimin e modernizimin e Partisë Demokratike. Zyra e shtypit të PD-së në njoftimin e shpërndarë për mediat sqaron se zoti Gloss shprehu angazhimin e Fondacionit Konrad Adenauer për të ndihmuar iniciativë ligjvënëse të Partisë Demokratike lidhur me projekt ligjin për ndalimin e simboleve të komunizimit. Kryetari Basha vuri në dukje se Partia Demokratike do të ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi dhe bashkëbisedimi me të përndjekurit politikë dhe të gjithë faktorët shoqërorë për të pasqyruar shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në këtë projektligj. Ndërsa lidhur me çështjen e reformimit të PD-së, forca kryesore në opozitë njoftoi nisjen së shpejti të një procesi analizë dhe konsultimi me anëtarësinë për t’i paraprirë ndryshimeve statutore që do të mundësojnë rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!