Banorët e disa rrethinave të Krujës i thanë kryedemokratit Lulzim Basha se ndihma e shtetit ju është dhënë në mënyrë selektive, ndërsa kërkojnë urgjent çadra dimërore.
Shefi i opozitës u shpreh se me emërimin e Ahmetajt si ministër për rindërtimin, Rama po planifikon vjedhjen e radhës.
Figurën e Zotit e kanë marrë me vete edhe në çadër….
Të prekur nga tërmeti, këta banorë të Krujës i ankohen kreut të opozitës se ndihmat shtetërore nuk kanë qenë të barabarta.
Kreu demokrat ka një propozim tjetër për rindërtimin.
Lulzim Basha përsërit thirrjen për të ndërprerë kontratat e koncesioneve me oligarkët, dhe për tua dhënë paratë të prekurve nga tërmeti./abcnews.al