Basha nga Elbasani: Situatë e rëndë ekonomike, plani ynë me 5 pika urgjencë për bizneset

schedule17:17 - 2 Tetor, 2020

schedule 17:17 - 2 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese të ndryshme në Elbasan.

Basha ka prezantuar planin me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike të bizneseve, të cilët sipas tij, janë në situatë të rëndë ekonomike dhe se plani i tij duhet të zbatohet me menjëherë si nevojë urgjente për bizneset.

Sipas planit të rimëkëmbjes ekonomike që ka prezantuar Basha, qytetarët dhe bizneset do të duhet të trajtohen me:

  • Çek 1000 euro për biznesin e vogël;
  • Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;
  • Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;
  • Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

“Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë”.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Kërkesa ime është që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë  për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë.

Sot në qytetin e Elbasanit, bisedova me qytetarë dhe biznese rreth situatës së rëndë ekonomike, sociale dhe braktisjes së plotë nga qeveria. Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet.

Qytetarëve dhe bizneseve i tregova për planin e rimëkëmbjes ekonomike. I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbjes dhe disa nga përfitimet e drejtpërdrejta për ta dhe ekonominë në kolaps:

  • Çeku 1000 euro për biznesin e vogël;
  • Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;
  • Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;
  • Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë. Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen.

N.D./abcnews.al