Lulzim Basha në takim me të rinjtë e Devollit në Bilisht tha se të rinjtë shqiptarë po largohen për shkak të promovimit të antivlerave. Basha pohoi se pasi opozita i hoqi nga duart qeverisë ‘Rama’ dy ministria të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Devoll, ku ka takuar të rinj të kësaj zone, por edhe mbështetës të demokratëve. Në fjalën e tij Basha, pohoi se opozita i hoqi nga duart qeverisë ‘Rama’ dy ministria të Brendshëm, dhe paralajmëroi se të tjera ‘tulla’ do hiqen.
“Kemi politikanë karriere që shërbejnë si zëdhënës të krimit. Nga Taulant Balla, tek Tahiri me Dakon, E harxhojnë kohën e tyre duke u marrë me kriminel. Ndaj kemi propozuar vettinun në politikë, që ka të bëjë me verifikimin e figurës së politikanëve. E keni parë se po e zvarrisin. Pse? Me vettingun në politikë Rama humbet gjysmë e grupit parlamentar, pushtetin e tij. Vettingu politik nuk është thjesht një teke e jona. Nëse e konsiderojnë vendin si cilik, neve dhe juve na lind e drejta që ta rrëzojmë këtë aleancë të krimit. Populli e ka këtë të drejtë. PD do të vijë në pushtet me votë. Partive politike nuk i ngelet asnjë rrugë që të vijnë në pushtet përveç me votë”.
Basha ka thënë se të rinjtë po largohen me ritme alarmante, pasi sipas tij, nuk ka garë dhe se çdo gjë arrihet me anë të hileve dhe vjedhjes.
“Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punës këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin. Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të larguarve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë, ata nga ky vend po largohen”.
Në fund kreu i PD ka shtuar se qeveria socialiste nuk ka vision pasi i ka tallur të rinjtë. Sipas kryetarit të PD, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të rinjtë të ecin përpara. /abcnews.al