Basha në Shijak: Banorët ankohen se ndihma e ofruar është e pamjaftueshme

schedule19:05 - 29 Nëntor, 2019

schedule 19:05 - 29 Nëntor, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot Shijakun, zonë kjo e prekur nga tërmeti i rëndë që goditi vendin, duke lënë edhe viktima.

Kreu i demokratëve shprehet se qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës” dhe se banorët kërkojnë vëmendje më të madhe.

Mesazhi i Bashës:

Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit.

Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.

Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme.

Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur./abcnews.al