Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takime me qytetarët në Patos.
Gjatë bashkëbisedimit Basha u ndal tek arsimimi i të rinjve për të cilët tha se të rinjtë duhen trajnuar pasi emigrimi nuk është zgjidhja e duhur për të ardhmen e tyre.
Gjithashtu ai theksoi se qeveria nuk e ka barë detyrën e saj dhe se dështimet i fsheh duke akuzuar opozitën.
“Paratë e shqiptarë do të vendosen në funksion të shqiptarëve. Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli. Kjo është diçka që mund të bëhet dhe do ta bëjmë të gjithë së bashku. Kjoë shtë rruga që të ndalim emigracionin”, tha Basha.
Basha deklaroi se Partia Demokratike ka në fokus familjet e reja duke theksuar se një pjesë e buxhetit do të shkojë për të mbështetur familjet e reja shqiptare pasi vendi ka shënuar rënie të lindjeve.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Paratë e shqiptarëve do të vihen në funksione të shqiptarëve. Dhe prioriteti numër një do të jetë kualifikimi i rinis në këto degë të reja të industrisë dhe thithja e investitorëve të huaj. Këtë që po ju them këtë bënë Maqedonia e Veriut. Unë s’ju premtoj mrekulli, nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli. Edhe në ditët kur luftonim për të hequr vizat për shqiptarët e dija që sado që dukej si një ëndërr e pa realizueshme e dija që nuk po premtoja mrekulli.
Edhe në ditët kur luftonim për të hequr vizat për shqiptarët e dija që sado që dukej si një ëndërr e parealizueshme e dija që nuk po premtoja mrekulli por premtoja diçka të bëshme. Edhe kjo është e bëshme dhe do ta bëjmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga që të ndalim emigracionin, të trajnojmë rininë madje të krijojmë mundësinë që edhe ata që kanë ikur të shohin një mundësi për të ardhur përsëri se bëhet fjalë për paga të cilat sigurojnë mirëqenie. Një familje e re ka nevojë për një strehë jo të gjithë mund të strehohen në strehën prindërore madje shumica jo, kanë nevojë për një mbështetje për fëmijët prandaj një pjesë e buxhetit do të shkojë për të mbështetur pikërisht rritjen edhe shumëfishimin e familjeve të reja shqiptare se ne kemi rënë në një krizë lindjesh ju e dini. Lindshmëria ka rënë, po kanë frikë se nuk i mbajnë dot.
Unë mendoj se plani për të hapur vende pune dhe për të trajnuar rininë që është në Shqipëri, është një mundësi edhe për ata që sapo janë larguar ,apo janë larguar këto tetë vite për shkak të pamundësive. Se në fund të fundit arsyet se përse ikin të rinjtë sot janë të njëjtat arsye që janë larguar edhe fëmijët tuaj, për punë. Ka diçka, të dhënat thonë që 94% e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen. Pse? Sepse nuk kanë mundësi. E gjitha do të fokusohet tek krijimi i mundësive për ta. Si mund të krijohen mundësitë për ta? Duke thithur investime. Po investimet nuk vijnë në një vend ku nafta është më e shtrenjta në botë.
Nuk e di sa i keni parë ato të dhënat që janë publikuar, po vetëm Suedia dhe Singapori e kanë naftën më të shtrenjtë se Shqipëria. Vendi më i varfër i Europës paguan naftën më të shtrenjtë. E njëjta gjë me energjinë elektrike, taksat. E pra që investimet të vijnë, të huajat apo edhe investitorët shqiptarë të hapin vende pune, duhet ti krijojmë kushte. Prandaj e gjithë vëmendja e planit tonë është tek ekonomia. Momentin që ekonomia shqiptare ngrihet, fuqizohet, ingranazhet e saj fillojnë të lëvizin, investimet kthehen, vijnë investime të reja. Ky është momenti kur shqiptarët, në veçanti rinia shqiptare do të kenë mundësi për tu punësuar me paga dinjitoze në vendin e tyre.
Natyrisht unë nuk mund të garantoj që çdokush që është larguar do të kthehet, por mund t’ju them që për ata që punojnë për bukën e gojës, për ata që posedojnë një profesion, nesër Shqipëria do të ketë mundësinë t’ju ofrojë punë me paga dinjitoze, punë që ju siguron mirëqenie jo thjeshtë mbijetesë. Pra përgjigja e shkurtër është ekonomia, është punësimi, është vënia e parave të taksave të shqiptarëve në funksion të rritjes ekonomike.
/abcnews.al/