Pasi mandatin e tij të deputetit ua dedikoi qytetarëve, kryedemokrati Lulzim Basha u drejtoi një mesazh ndërkombëtarëve. “Mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonin qytetarët tuaj, duam te jetojmë edhe ne në demokraci si ju”, iu drejtua Basha përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë. Ndërsa policisë, Basha i kërkoi të mos lejojë largimin jashtë vendit të Edi Ramës, të cilin e quajti “të pandehurin e popullit”.
“Unë jam Lulzim Basha, qytetar i juaji në karah me ju deri në fitoren e kësaj beteje. Ne kërkojmë për vendin, tonë, për shqipërinë, atë që na takon. Sytë e botës, sytë e Europës demokratike dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së janë sot tek ky shesh dhe nga ky shesh ju them, ne kërkojmë nga shqiptarët vlerat dhe partimet që keni për popujt tuaj. Lulzim Basha do qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë sepse unë besoj tek demokracia europiane.
Unë besoj te demokracia amerikane. Unë besoj te zgjehdjet e lira dhe të ndershme. Uneë besoj te shteti i së drejtës që mbron qytetarët njësoj para ligjit dhe i çon politikanët e korruptuar dhe kriminelët para burgut. Ne nuk do pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozë, trafikantë duke vjedhur dhjetëra, qindra, miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre. Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë dhe aty ku e meriton sipas ligjit. I bëj thirrje policisë, të mos e lërë të dalë nga kufijtë e Shqipërisë, të të pandehurit të popullit Edi Rama”, tha Basha./abcnews.al