Basha në mbledhjen e grupit: Berisha nuk ishte dakord me përjashtimin

schedule20:55 - 9 Shtator, 2021

schedule 20:55 - 9 Shtator, 2021

Lulzim Basha ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar se vendimi për përjashtimin e Berishës është i padakordësuar.

Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se kryedemokrati po jep sqarime në mblehdje, ndërsa ka pohuar se vendimi për të përjashtuar liderin historik të partisë është marrë pa u dakordësuar me këtë të fundit. “Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është i padakordësuar me të,” ka thënë Basha.

Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në.

Menjëherë pas deklaratës për mediat, Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë e PD. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!