Shprehja përça e sundo nuk vlen për banorët e Unazës së Re në Tiranë. Këtë ka konstatuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas 32 ditëve protestë.
Lulzim Basha, kryetar i PD: “Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti demoraliizaur, për ti shantazhaur, për ti blerë, për ti joshur, por mbi të gjitha për ti përçarë. Por në fakt ata nuk janë përçarë sepse ata e dinë fare mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vet, por te gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët.”
Jo vetëm kaq, por këto familje e kanë frymëzuar thotë kryetari i opozitës.
“Jemi dhe jam i frymëzuar nga qëndresa e tyre dhe do të vazhdojmë të jemi këtu në krahun tuaj për ta zbrapsur të keqen.”
Lulzim Basha u kujton se projekti i Unazës së Re është në kundërshtim me kushtetutën e që ka për qëllim të vetëm vjedhjen e taksave të shqiptarëve e varfërimin e këtyre të fundit. Zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është bashkimi i shqiptarëve kundër qeverisë është thirrja e kryetarit të Partisë Demokratike.
“Unë kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm për banorët por për të gjithë ata që janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë më shumë se sot. Për studentët dhe për të gjithë të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju të rinj, mos u dorëzoni ju o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. Sepse e vetmaj mënyrë për të keqen që të vazhdojë t’ju mbajë peng është t’ju përçajë, t’ju demoralizojë e t’ju drajtojë ndividualisht. Të gjithë së bashku jeni më të fortë dhe do të triumfojmë mbi të keqen.”/abcnews.al