Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim të premten në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër. Ai u prit nga kreu i Partisë Brandon Leëis. Basha i shprehu Kryetarit Lewis, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e PD-së, mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik. Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike dhe fuqizimin e mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në menaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë. /ABC News Albania 24/7
Basha në Londër: Konservatorët britanikë, aleatë për modernizimin e PD-së
schedule17:05 - 17 Maj, 2019
schedule 17:05 - 17 Maj, 2019