Basha në Laç, qytetari kundër vizitës së tij, zihet me mbështetësit e kryedemokratit

schedule15:07 - 20 Janar, 2022

schedule 15:07 - 20 Janar, 2022

Kryetari i partisë Demokratike këtë të enjte  ndodhet një Laç ku po zhvillon një takim me mbështetësit demokratë.

Nga video e siguruar nga abcnews.al shihet se ai është pritur nga shumë mbështetës por nuk kanë munguar dhe ato që kanë protestuar ndaj vizitës së tij.

Nga pamjet shihet momenti sesi mbështetësit e Bashës zihen dhe mundohen që të largojnë një qytetar i cili është shprehur kundër ardhjen se kryedemokratit.

“Basha ik”, ka thënë qytetari,  i cili është përzënë  nga mbështetësit e Bashës. /abcnews.al