Basha në Kuvendin e PD: Shqipëria në diktaturë, duhet elitë e re

schedule11:42 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 11:42 - 15 Dhjetor, 2018

Në fjalën e tij në Kuvendin Demokratk, kreu i selisë Blu apeloi për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe.

“Ne kemi nevojë për një politikë perëndimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte por as e pamundur.  Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve.

 Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, është ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re.

Ne duhet të krijojmë kushtet Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik.  Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe mbi të gjitha si drejtues i Partisë Demokratike”.

Kreu demokrat tha se prej një shekulli, politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve, politika ka qenë më shpesh pengesë se shtytje për përparim ka qenë më shpesh ndarje se sa bashkim, ka qenë një mjet në duart e disave për të grabitur dhe sunduar gjithë shqiptarët tjerë.

“Që nga thirrjet kanë kaluar dekada, por aspirata ka ngelur ende e pamudnur nuk ka dyshim se liria që fituam me rënien e komunzimit, hapja ndaj botës, kanë sjellë një transformim të madh në Shqipëri, por Shqipëria sot është ende prapa botës së zhvilluar, ende larg potencialit tonë kombëtar, e prapamendur edhe nga pikëpamja shoqërore. Vendi i zhytur në diktaturë po vuan nga krimi dhe korruspioni, po lëngon nga mjerimi ekonomik”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!