Basha në Kombinat: Me ardhjen e PD-së, rindërtimit do të vazhdojë më shpejt

schedule17:28 - 15 Prill, 2021

schedule 17:28 - 15 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme ishte i pranishëm në njësinë nr.6 në Tiranë ku është takuar edhe me mbështetësit e tij në këtë fushatë parazgjedhore.

Në një bashkëbisedim me një familje në këtë njësi, Basha është ndalur tek procesi i rindërtimit duke theksuar, se nëse PD vjen në pushtet, rindërtimit jo vetëm që nuk do të ndërpritet por të të vazhdojë me ritme akoma më të mëdha. Basha, garantoi se pallatet e reja do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti.

“Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty, Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj. Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj. E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9.”, tha Basha. E.L/abcnews.al/