Basha në Kamëz: Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë

schedule15:02 - 16 Qershor, 2020

schedule 15:02 - 16 Qershor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të martë ka zhvilluar takime me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël në Kamëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në këtë takim Basha thekson se në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, kreu i PD-së shkruan se sapo të vijnë në pushtet ata do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune.

Postimi i plotë:

Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën.

Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët.

Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.

Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike./abcnews.al