Do të hiqen të gjithë trarët që ka vendosur qeveria Rama për të vjelë biznesin. Këtë premtim u bëri kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfaqësueseve të biznesit të vogël në Fier, ku propozoi që të konsiderohet vepër penale ngjitja e pullës fiskale në hyrje të bizneseve nga tatimorët.
Kështu kanë përfunduar bizneset e vogla sipas Lulzim Bashës e shkak thotë se janë taksat e larta, çmimi i rritur i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend apo absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së.
Të gjitha këto do të ndryshojnë u premtoi kryedemokrati përfaqësuesëve të biznesit të vogël në Fier. Të gjithë trarët që qeveria ka vendosur për të vjelë biznesin do të hiqen.
Partia Demokratike ka gati 5 hapat e parë që do të ndërmarrë për të lehtësuar biznesin e vogël kur të marrë drejtimin e qeverisë.
Ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël do të konsiderohet vepër penale, eliminimi i taksës mbi karburantin 240 lekë për litër që u vendos në vitet 2014 dhe 2015 dhe vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove.
Për kreun demokrat këto hapa dhe sugjerimet e biznesit të vogël do ti japin mundësi vendit, të dalë nga harta e korrupsionit që ka shënuar nivelet më të larta në këto 30 vite./abcnews.al