Basha në familjen me 8 fëmijë: Asnjë bir shqiptari nuk do mbetet pa arsim

schedule17:41 - 4 Mars, 2020

schedule 17:41 - 4 Mars, 2020

Partia Demokratike premton se asnjë fëmijë shqiptar nuk do të ngelet i pa shkolluar si pasojë e kushteve ekonomike. Në vijim të turit të tij “Po të Dëgjoj”, Lulzim Basha ishte në familjen e kryefamiljarit Agim Lleshaj në Kamëz. Babai i 8 fëmijëve foli për kushte tejet të vështira dhe borxhe të shumta.

“Unë jam invalid, i operuar me zemrën. Nusja pa punë më rrit fëmijët”, u shpreh ai.

Basha u informua se për shkak të pamundësisë ekonomike, fëmijë nga familja e Lleshi nuk ndiqnin dot shkollën.

“Gjërat do të bëhen më mirë. Do të kalojë e gjitha kjo. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq që nuk t;ja dijë për familjen. Të jap fjalën se nuk do të mbetet bijë shqiptari pa u arsimuar për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike”, tha Basha.

Basha garantoi se programi i Partisë Demokratike do të siguroj një jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social, ku përfshihet drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe rritje e pagesës dhe garanci per arsimimin e fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!