Basha në familjen e varfër: Asnjë bijë dhe bir shqiptari nuk do mbetet pa u arsimuar

schedule15:17 - 4 Mars, 2020

schedule 15:17 - 4 Mars, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira.

Me një shtëpi të vogël, të rrënuar dhe në skamje të plotë, Agimi tregoi sa e vështirë ishte për të mbyllur muajin me borxhe dhe sa shumë ia vështirëson jetën shteti.

“Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga ivaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe.”- u shpreh babai i 8 fëmijëve.

Për shkak të borxheve të mëdha, kryefamiljari nuk ishte në gjendje të tregonte me çfarë kosto e mbyllte muajin. “Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit”,  tha ai i dëshpëruar.

Basha, i cili mësoi se fëmijë nga familja e Agim Lleshit nuk ndiqnin dot shkollën, u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.