Basha në Dhomën e Lordëve: Vetëm qeveria e dalë nga zgjedhje të lira lufton krimin

schedule13:28 - 19 Maj, 2019

schedule 13:28 - 19 Maj, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbylli vizitën e tij në Londër me një darkë pune me anëtarë të Parlamentit dhe Dhomës së Lordeve në Britani. Siguria, stabiliteti në Europën Juglindore dhe kriza politike në Shqipëri ishin në qendër të diskutimeve mes palëve. Kryetari i opozitës Basha iu tha britanikeve se: “Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik.” Ndërkohë Basha njohu bashkëbiseduesit me propozimet e opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore. Kjo sipas Bashës do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëvë të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të gararantuar votën e lirë. /ABC News Albania 24/7