Gjatë vizitës së tij dy ditore në kryeqytetin gjerman, kreu i opozitës së bashkuar Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me komisionerin e Bashkimit Europian për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Gunther Otinger.
Biseda me fokus Shqipërinë, kishte temë zhvillimin ekonomik dhe projektet e rëndësishme, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, kjo bazuar në postimin e kreut të demokratëve Basha në rrjete sociale.
Kryedemokrati Basha është takuar edhe me zëvendës kryekëshilltarin e kancelares Angela Merkel, Joakim Bertele, i cili ka nënvizuar se “pavarësisht krizës që po kalon Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikën me krimin shitblerjes së votave, korrupsionit, Gjermania do të bëjë gjithçka që t’i hapin rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”./ABC News Albania 24/7