Basha: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për t’u kthyer te ndarja e politikës nga krimi

schedule17:12 - 24 Tetor, 2021

schedule 17:12 - 24 Tetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u kthyer te demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Teksa ka ndarë një pjesë nga fjala e tij në konferencën e djeshme për shtyp, kreu demokrat thekson se ky është vetëm i hapi i parë që do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.

Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shkruan Basha. m.v/Abcnews.al