Kryetari i opozitës, Lulzim Basha flet për një ndërgjegjsim ndërkombëtar për krizën politike që po kalon vendi. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, kryetari i PD ka deklaruar se pas takimeve të zhvilluara me përfaqësues ndërkombëtar ka konstatuar se ekziston një bindje që kriza mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me zgjedhjet vendore.
Kriza politike në Shqipëri në javët dhe muajt e ardhshëm pritet të marrë një pikë kthese. Lideri i opozitës, Lulzim Basha pas takimeve të zhvilluara me diplomat të huaj dhe përfaqësues ndërkombëtare flet me bindje se ka një ndërgjegjësim se kriza politike në Shqipëri zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme në të njëjtën ditë me zgjedhjet të reja vendore.
Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, kryedemokrati kujton se kriza politike po rrezikon edhe investimin kryesor ndërkombëtar në vendin tonë, reformën në drejtësi.
Shqetësimet e tij për krizën që po kalon vendi, Lulzim Basha pritet t’i bëjë publike edhe në Uashington.
Në muajit shtator Shqipërinë pritet ta vizitojë një delegacion gjerman por edhe përfaqësues të OSBE/ODIHR në tentativa të vazhdueshme për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik që prej më shumë se 6 muajsh po kalon vendi. /ABC News Albania 24/7