Basha, mesazhe si Berisha/ Jupi: Na pret një betejë e jashtëzakonshme! Minxhozi: Kreu i PD është tërhequr nga debati publik

schedule20:33 - 27 Mars, 2024

schedule 20:33 - 27 Mars, 2024

Ne emisionin “Real Story” në ABC News analisti Skënder Minxhozi u shpreh se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është tërhequr nga debati publik.

Nga ana e saj anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi theksoi se Partinë Demokratike e pret një betejë e jashtëzakonshme, ndërsa nënvizoi se prej disa muajsh PD ka punuar për të gjetur urën e bashkëpunimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Taulanda Jupi: Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme kolosale, padyshim Basha ka qenë aty e gjithë Kryesia ka qenë aty. Pra është punuar për të rigjetur urën e bashkëpunimit. Unë e marr përgjegjësinë personale të them se e di që në çdo dy tre ditë ku është agjenda e kryetarit, apo se çfarë po bën. Sigurisht mund të ketë nevojë për përmirësime, por fakti që ju e personalizoni tek një emër…Marrëdhënia e Bashës me median është marrëdhënie e gjatë, të gjithë e dimë.

Skënder Minxhozi: Problemi është se Lulzim Basha është tërhequr nga debati publik. Debati fillon në Foltoren e parlamentit, në protesta dhe me një punë shumë të madhe të përcjelljes së tezave. Ai merr kritika për përditë dhe nuk ka asnjë reagim.

Taulanda Jupi:  Përpara na pret një betejë e jashtëzakonshme. Jam dakord që komunikimi dhe marrëdhënia me publikun duhet të ketë një tjetër dinamike. Në 4-5 muajt e fundit kemi kaluar një proces të vështirë në PD përfshirë edhe raportin me elektoratin. Padyshim që na pret një vit i vështirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!