Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Pirro Mani: Ditë e trishtë për artin shqiptar

schedule15:23 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:23 - 3 Qershor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Piro Mani.

Në një shënim në rrjetet sociale, Basha thotë se e sotmja është një ditë e trishtë për teatrin dhe artin shqiptar.

Mesazhi i plotë:



Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!