Kryeopozitari Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michel Linhart.
Sipas Bashes, qeveria eshte në paralizë totale per shkak te situates se krijuar nga zbulimi i atyre që I quan lidhje të saj me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi apo projektet e Partneritetit Publik Privat ishin ndër shqetësimet kryesore të shefit të opozitës. “Bashkimi Europian nuk mund ta injorojë këtë problematikë, pasi i rrezikohet kredibiliteti”- mësohet të ketë thënë Lulzim Basha.
Basha ngriti shqetësimin se kultivimi i kanabisit në Shqipëri po zëvendësohet me trafikimin e drogave të forta si heroina dhe kokaina./abcnews.al