Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë Shkodranë ka kërkuar që të rinjtë të jenë dhe mbështetja më e madhe.
Basha në fjalën e tij para të rinjve është shprehur se me mbështetjen e tyre do të arrijë që të bëjë të mundur çmontimin e mekanizmit politik të krijuar nga qeveria.
Kryedemokrati ndër të tjera ka theksuar se mbështetja e rinisë me 25 prill do të jetë një motiv për të përmbyllur me sukses rrugën drejt BE-së.
“Sinoptikanët sot që do të vija në Shkodër më parashikuan ditë me shi por sot patëm një ditë vere dhe me një mot të ngrohtë. Unë madje u thash se nuk është problem sepse jam mësuar.
Do të falënderoja të gjithë shkodranët për mikpritjen, jam në një vepër rikonstrukturore që kam pas mundësinë që të kem qenë e konceptimit të saj. Për ne në ato vite kishte shumë rëndësi, pasi parashikonte vizionin tonë për Shkodrën. Ky liqen që lidhet me detin, përbën një pasuri të vërtet.
Ura që do të ndërtohej të përgjigjej jo vetëm nevojave të trafikut rrugor por dhe nevojave për perspektivën për Shkodrën që përbëjnë një pasuri të vërtetë. Të vetmet gjëra që janë rritur janë çmimet, kosto e jetesës dhe ikja e të rinjve, Me votën tuaj do e çmontojmë mekanizmin, jo vetëm të kësaj ure. Ne do u përgjigjemi me arsimin dhe me kualifikimin profesional.
Shkodra dhe në ditët më të errëta ka qenë kujtesa jonë për në BE, ju keni qenë të vegjël kur kemi hequr vizat, por sot ju do të na jepni motivin tuaj për integrimin në BE”, ka thënë Basha./abcnews.al