Basha me pensionistët në Librazhd: Nuk ju premtoj mrekulli, por normalizim të situatës

schedule17:32 - 11 Prill, 2021

schedule 17:32 - 11 Prill, 2021

Teksa ndodhet në Librazhd në vijimësi të takimeve të tij elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa pensionistë.

Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa u premtoi rimbushim të ilaçeve sipas diagnozës.

Kreu i demokratëve tha se 25 prilli do të jetë ditë e ndryshimit, duke shtuar se nuk premton mrekulli, por normalizim të situatës.

“Problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i kanë pasur të gjitha pushtete dhe nuk janë shqetësuar. Ne i dyfishuam pensionet, çmimi i naftës ishte më i ulët se sot.

Lexo edhe: Basha para demokratëve të Librazhdit: Socialistët e ndershëm të na bashkohen

Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë tek njerëzit.  Ka munguar aftësia për ta prekur vuajtjen e pensionistëve. Programi jonë nuk është se ua zgjidh por ua lehtëson. Ne do t’i devijojmë fondet nga oligarkët tek nevojat reale të njerëzve.

Do të jenë masa të menjëhershme të qeverisjes në Shqipëri. ka edhe masa të tjera programi. Prioritet është ekonomia. Nëse fëmijët tuaj janë të punësuar kjo së pari është një gëzim shpirtëror i madh për ju. Një vëmendje të veçantë do të ketë programi ekonomik. Në tërësi kjo do të përmirësojë kushtet e jetës në Shqipëri. klima e biznesit dhe përmirësimi është një objektiv më vete. Rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës.

Të keni besim se ne jemi rracë e fortë kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë këtë sëbashku. 25 prilli do të jetë një ditë ndryshimi. Nuk premtoj mrekulli, por do ta normalizojmë situatën dhe ju do të ndiheni shumë më mirë se sot,” tha Basha. g.v/abcnews.al