Lulzim Basha mblodhi sot në një takim këshilltarët bashkiakë që garuan nën logon e PD-së në 14 maj.
Ai u foli për numrat e tij të zvogëluar në pushtetin vendor dhe u kërkoi demokratëve të mos bien në kurthin e numrave të mëdhenj pasi nuk i shërbejnë qëllimeve të mëdha. Por sikurse deri më tani, Lulzim Basha, edhe në këtë dalje pas shumë javësh, pas rikthimit të tij në krye të PD, nuk e preku Kukësin dhe zgjedhjet për kryebashkiak, që do të mbahen më 24 shtator.
Ende nuk dihet nëse PD zyrtare do të ketë apo jo kandidat në këtë garë, ndërsa Foltorja e Sali Berishës shkon me Emri Vatën dhe Partia Socialiste me Albert Halilajn, Prefektin e Kukësit.
Të mërkurën është parashikuar mbledhja e Kryesisë së PD, ku pritet dhe vendimi për Kukësin, nese do të ketë betejë me 2 apo 3 kandidatë./abcnews.al