Basha me ish-deputetët, zbulohen detaje nga takimi

schedule14:10 - 28 Maj, 2019

schedule 14:10 - 28 Maj, 2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me ish-deputetë dhe anëtarë të kryesisë në orën 12 të së martës.
Gjatë mbledhjes, që kishte karakter organizativ, kryedemokrati Basha mësohet të ketë kërkuar zhvillimin e takimeve kapilare me bizneset e Tiranës, përpara protestës së radhës së opozitës, që pritet të dielën e 2 qershorit.

“Nuk duhet lëne asnjë biznes pa prekur. – ka deklaruar krydemokrati Basha gjatë takimit – Deri të dielën para protestës, të jenë takuar rreth 40 mije biznese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël si dhe fletëpalosja me taksat e rritura në Tirane”.

Është kjo porosia që Basha i ka lënë grupit të ish-deputetëve të tij, pas protestës së gjashtë kombëtare që u zhvillua të shtunën e 25 majit./ABC News Albania 24/7