Basha me aleatët në Vjenë, takojnë sekretarin e përgjithshëm të OSBE

schedule17:16 - 18 Korrik, 2019

schedule 17:16 - 18 Korrik, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Vjenë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komenti në tuiter ku tregon se ka takuar përfaqësuesit e lartë të OSBE.

“Ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”  shkruan shefi i selisë blu.

Basha në këtë vizitë shoqërohet nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. /ABC News Albania 24/7