Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha mbron Tabakun nga Rama: Është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave të Parisit, jemi gjeneratë tjetër

schedule11:53 - 15 Nëntor, 2021

schedule 11:53 - 15 Nëntor, 2021

Kreu i opozitës Lulzim Basha vijon me replikat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. basha kërkoi që Rama të jetë i kujdesshëm me deputetet e PD, pasi kreu i qeverisë sulmoi Jorida Tabakun, duke i thënë “balonë tabake”.

Kryedemokrati tha se ajo është diplomuar në një nga universitetet më të mira në Angli për ekonomi. Basha i kujtoi të mos krahasohet me figurat e opozitës, pasi vijnë nga universitetet më të mira të Evropës, ndërsa i solli në vëmendje deklaratën e Fatos Nanos.

Lexo edhe: Basha paralajmëron Ramën dhe i kujton John Kennedy-in: Do të ta këndojë populli shqiptar këngën



“Është e disata herë që k fyen opozitën. Dhe kush thyen dhe kë thyen. Zonja të cilës iu referove është doktoreshë shkencash ku ti bridhje poshtë urave të Paristirt. Është specializuar në një nga universitete më të mira të botës në Angli. Kujdes ku matesh me ne se ta ka thënë paraardhësi yt si të ka sjellë këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne vijmë nga universitete më të mira të Evropës, nuk vijmë nga llumi i Senës. Ike hip kalit lart me taksat he votat e shqiptarëve dhe të duket vetja kush e di. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Mati mirë fjalët kur u drejtohesh zonjave dhe zotërinjve të PD. Fjalori i shteruar dhe banalitetin ruaje për shtëpinë tënd3e dje mos më bëj mua të të jap kilon e plotë që meriton. Ti je bosh. Ti dëshiron të merrem 20 minuta me ty, por je bosh je një hiç. Të tillë ka prodhuar vetvetja dhe kjo është taksa që paguan nj shoqëria që nuk diti të ndahet mirë nga e kaluara,” tha Basha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!