Basha mbledh të vetët/ Pritet të vendosë qëndrimin, me Berishën apo jashtë PD-së

schedule17:15 - 14 Qershor, 2024

schedule 17:15 - 14 Qershor, 2024

Lulzim Basha ka mbledhur sërish strukturat e tij. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se pjesëmarrësit në mbledhje po peshojnë çdo opsion por shanset më të mëdha është ajo e krijimit të një partie të re.

Gazetarja thotë se, sipas informacioneve, ata pritet që të dalin me një vendim ditën e sotme.

“Janë duke peshuar secilën prej opsioneve për vendimmarrje. Ekziston mundësia dhe shanset më të mëdha është ajo për një parti të re por ka individë që mendojnë se duhet bërë rekurs pasi e konsiderojnë vendimin e gjykatës së Apelit të padrejtë. Ditën e sotme është ish kryesia e PD, e Lulzim Bashës dhe janë edhe Kolegji i Kryetarëve me të cilët është konsultuar.

Sipas informacioneve, pritet të ketë një vendim. Pritet të shihet nëse në vijim do të kemi një komunikim zyrtar se si do të vijojë Basha me mbështetësit e tij.”, raportoi gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!