Basha mbledh Kolegjin e kryetarëve, zbulohen porositë e kryedemokratit

schedule17:44 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 17:44 - 26 Dhjetor, 2019

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e kryetareve, ku është diskutuar situata post tërmetit dhe kriza politike.

Burime për abcnews.al kanë zbuluar edhe porositë e kryedemokratit Lulzim Basha. Teksa sot është shënuar 1 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, mësohet se Basha ka kërkuar që në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune.

Duhet të jemi çdo ditë afër qytetarëve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre. Në degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëhere grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti.

Këto grupe pune të identifikojnë ato familje që nuk i është ofruar asnjë ndihmë, që gjenden pa strehë në prag te dimrit.  

Të evidentohen familjet që nuk kaneë vlerësim për banesat e tyre, apo kanë vlerësime kontradiktore, që jetojnë në objekte të shpalluara të pabanueshme se nuk kane ku të strehohen.

Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe tu vijet në ndihmë. Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetarëve.

Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti s’kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar me 30 qershor apo për shkak të bindjeve partiake”, janë këto disa nga kërkesat e Bashës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!