Basha mbledh grupin, PD do kërkojë anulimin e ligjit për arsimin

schedule14:26 - 28 Janar, 2019

schedule 14:26 - 28 Janar, 2019

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokratik kreu i kësaj force politike Lulzim Basha mësohet t’u ketë komunikuar deputetëve të tij se pjesëmarrja në komisionet parlamentare do të përcaktohet nga problematikat specifike bazuar mbi ndjeshmërinë e opinionit publik dhe interesit të qytetarëve.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e përjavshëm të punës me grupin parlamentar në selinë e forcës politike që drejton mëngjesin e së hënës. Burime nga mbledhja i thanë ABC Neës se opozita do i rikthehet punës në komisionet parlamentare, bazuar mbi problematikat që shtrohen për diskutim dhe efektit të tyre në interesin publik.

“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetarët do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Të jemi të qartë në kërkesën për anullimin e ligjit për arsimin e lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë. Duhet të jemi të angazhuar totalisht për zinxhirin arsimor.”

Kështu në mbledhjen e grupit demokratët kanë ri-theksuar qëllimin për plotësimin e një kërkese themelore të studentëve, atë për anulimin e ligjit të arsimit të lartë, premtim ky i prej dy vitesh tashmë i demokratëve.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, interesimit të gazetarëve lidhur me efikasitetin që protestat pritet të kenë në ndryshimin e kreut të qeverisë, ish-kryeministri Berisha iu përgjigj me bindjen e tij.

“Rama do të largohet, ky është problem i vetëm i tij”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!