Basha mbi peshkarexhë në Vlorë: Do lehtësojmë peshkatarët nga çdo burokraci

schedule14:44 - 17 Mars, 2021

schedule 14:44 - 17 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ishte sot në Vlorë është takuar me një grup peshkatarësh. Basha hipur mbi një peshkarexhë dëgjoi shqetësimet e peshkatarëve, të cilët ndër të tjera u ankuan për kushtet në të cilat punojnë.

“S’ka asnjë dritë. Nuk ka ujë. Që të vish në punë duhet të marrësh ujë me vete. Cdo fillim viti taksa duhet paguar një më një, se nuk del dot në det”, i tha një prej peshkatarëve Bashës.

Kryedemokrati u zotua se me qeverisjen pas 25 prillit do të ofrojnë mbështetje për sektorin e peshkimit. Basha tha se me planin e tyre ekonomik do të subvencionojnë mjetet e peshkimit.

Lexo edhe: Basha u premton mbështetje peshkatarëve në Vlorë: Në 25 prill s’do dalin në det pa më votuar

“Ju e dini që vendet evropiane bëjnë luftë për peshkatarët e  tyre. E dinë fare mirë që kjo është një pasuri e madhe kombëtare dhe e dinë mirë që është punë e vështirë. Për ne janë pjesë e programit të ushqimit dhe bujqësisë. Siç kemi futur subvencione për buqit kemi futur edhe për peshkimin. Në këto tetë vite peshkimi u është dorëzuar dy klientëve afër qeverisë. Kanë monopolizuar detin. Greqia doli nga kriza me turizmin dhe peshkimin. Ne e kemi lënë peshkimin si në mesjetë. Nuk ka subvencione për rrjetat. Në programin tonë siç do të subvencionojmë imputet bujqësore do të subvencioneve të mjeteve të peshkimit. Do ju lehtësojmë nga çdo burokraci. Do të keni grante nga qeveria e ardshme për të përmirësuar flotën e peshkimit. Do të jeni [jesh e planit të rimëkëmbjes”, u shpreh Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!