Basha: Mbështesim protestën e studentëve

schedule18:35 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 18:35 - 6 Dhjetor, 2018

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shfrytëzoi protestën e përditshme të banorëve tek Unaza e Re për të bërë deklarata në mbështetje të protestës së studentëve. Basha akuzoi gjithashtu qeverinë se nuk ka aspak qëllim të investojë në arsim.

“Studentët i kanë prishur rehatinë. Duan të vjedhin në rehati. Duan të vjedhin në heshtje. Çfarë ndodh kur u prishet rehatia? Fillojnë dhe sulmojnë protestuesit që kanë dalë për të drejtat e tyre. Çfarë duan studentët? Që të mos u marrin më shumë lekë sepse tarifat janë shumë të larta, kostot e jetesës janë shumë të larta, cilësia e arsimimit lë për të dëshiruar, kushtet e konvikteve janë mizerabël, por nuk duan t’ia dinë. Rëndësia më e madhe e kësaj proteste është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo qeveri është një bandë, që ka një projekt, grabitjen. Lekët shkojnë aty ku vidhet. Lekët viden te Unaza e Re. 48 milionë euro vjedh Edi Rama me të treja kompanitë këtu dhe i çon në parajsa fiskale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!