Basha: Marrëveshja VV-LDK plotësim i vullnetit të qytetarëve, PD në krah të Kosovës

schedule14:10 - 2 Shkurt, 2020

schedule 14:10 - 2 Shkurt, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes LVV dhe LDK-së në Kosovë. Lideri i opozitës në reagimin e tij thekson se marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Ndër të tjera përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2928818043836024

Postimi i plotë:

Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!