Basha: Makthi i Edi Ramës, dosja 339 dhe dosja 184

schedule15:35 - 4 Mars, 2019

schedule 15:35 - 4 Mars, 2019

Pas takimit me aleatët e koalicionit opozitar, kryedemokrati Lulzim Basha konfirmoi edhe njëherë qëllimin e aksionit që po drejton.

“Opozita do vazhdojë aksionin e përbashkët kundër këtij parlamenti ilegjitim…. makineria është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin nesër më regjim ushtarak… ftoj të gjithë qytetarët të shprehin mospajtimin me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Rama do përpiqet të shesë si fasadë opozitë”.

Për këtë të fundit nuk i ndihmojnë dot as kush ka vendosur të refuzojë vendimin politik të opozitës për dorëzimin e mandatit të deputetit.

“Këto janë vendime që s’kanë asnjë efekt për rrugën që kemi nisur”.

Një paralajmërim direkt ia bëri kryeministrit.

“Edi Rama dosja 339 është makthi yt. Ti e di se çfarë përmban, uroj ta dish se çfarë përmban dosja 184, drejtësisë do ti zgjidhen duart, politikanët para drejtësisë dhe shqiptarët do kenë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Dosja 184 e cila sipas kryeopozitarit përmban informacione mbi procesin zgjedhor në Dibër do të jetë në duart e zgjidhura të drejtësisë për të vënë përpara Ligjit deputetët e korruptuar vetëm kur socrani të marrë mbrapsht atë që i kanë vjedhur: parlamentin, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!