Basha: Lufta personale e Ramës me Becchettin do iu kushtojë shqiptarëve 110 milion euro

schedule08:44 - 3 Prill, 2021

schedule 08:44 - 3 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar e ka cilëësuar si luftë personale atë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.

Basha thotë se kjo luftë do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 milion euro, 4560 lekë çdo shqiptar.

Kryedemokrati ka publikuar në ”InstaStory” një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama, duke iu referuar vendimit të një dite më parë, ku kreu i qeverisë humbi gjyqin ndaj Bechettit.

“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti?

Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!