Basha: Longo trajneri më i mirë, prioritet të ndihmoj skuadrën. Lojtari që më motivon? Messi

schedule13:10 - 23 Nëntor, 2021

schedule 13:10 - 23 Nëntor, 2021

Edi Basha ishte heroi i Kukësit në fitoren kundër Tiranës në sfidën e fundit të fazës së parë.

Me golin e shënuar 3 minuta nga fundi i pjesës së dytë, i shkaktoi bardh e bluve edhe humbjen e parë në këtë kampionat.

Në një intervistë për “Sportekspres”, Lojtari i Kukësit Basha është shprehur se nuk është prioriteti i tij të jetë golashënuesi i kampionatit, por prioritet për të kanë rezultatet pozitive të skuadrës.

Madje lojtari kroat u shpreh se Diego Longo është trajneri më i mirë që ka punuar ndonjëherë në karrierën e tij futbollistike, gjithashtu Basha tregoi se lojtari që e motivon është sulmuesi argjentinas Lionel Messi.

“Që kur kam ardhur e dija se kjo skuadër kishte ambicie të mëdha. Këtu kanë bërë një grup të mirë të futbollistëve dhe kemi një staf profesionist. Për këtë arsye kam besuar shumë se do të kemi rezultate pozitive. Që jam në krye të listës së golashënuesve, nuk është vetëm merita ime, por edhe e skuadrës. Ne punojmë së bashku, jo individualisht. Por nuk është ky prioriteti im, prioriteti im është që të ndihmoj Kukësin në rezultate pozitive.

Më pëlqen shumë mënyra sesi ne luajmë futboll dhe ndihem mirë me të. Unë mendoj se ne luajmë një futboll modern dhe prandaj po rritemi të gjithë si lojtarë dhe skuadër. Goli ndaj Tiranës? U ndjeva i çliruar kur topi hyri në rrjetë pasi e di sesa shumë do të thotë për ne kjo fitore dhe sesa shumë kemi punuar për këto ditë.

Tirana është një skuadër e shumë kualiteteve dhe ishte test i mirë për ne. E kemi menaxhuar mirë fitoren e arritur, me shumë vështirësi, e kuptueshme. Trajneri Longo? Është trajneri më i mirë që kam punuar në gjithë karrierën time. Është kënaqësi e madhe që të punosh dhe të mësosh nga një njeri i tillë. Lojtari që më motivon? Ka shumë, por nëse zgjedh një, është padyshim Messi”, shprehet për “Sportekspres” Edi Basha. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!