Basha lë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve

schedule23:13 - 14 Mars, 2023

schedule 23:13 - 14 Mars, 2023

Firma e munguar e Lulzim Bashës lë Partinë Demokratike për herë të dytë jashtë zgjedhjeve lokale.

Pas bojkotit të vitit 2019, dokumentacioni i mangët i paraqitur pranë KQZ-së, bëri që Ilirjan Celibashi të mos e regjistrojë PD-në për 14 majin.

Komisioneri i shpjegoi PD-së se pse nuk qëndron argumenti i tyre se Basha nuk mund të regjistrohet sepse është dorëhequr.

Duke arsyetuar vendimin e tij, Ilirjan Celibashi i dha PD-së edhe një zgjidhje të mundshme, të cilën PD mund ta përdore nëse vërtet dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje.

PD e quajti vendimin politik, dhe akuzat ndaj Celibashit i pasoi me dorëzimin e ankimimit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!