Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka kujtuar viktima e Holokaustit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Qëndresa dhe përballja me të keqën është imperative shkruan Basha, ndërsa shton se edhe sot fuqia e propagandës mbetet ende shkatërrimtare.
Lexo edhe: 25 vjet përkujtime të Holokaustit në Bundestagun Gjerman
Statusi:
Sot në #Holokaustremembranceday kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare. #neveragain #neverforget
/abcnews.al/