Basha: Ku e merr guximin Agron Kuliçi të kërcënojë demokratët, PD s’pajis me karta njerëzit e Metës

schedule17:24 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:24 - 13 Dhjetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se Agron Kuliçi ka marrë në telefon deputetët demokratë duke i kërcënuar të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Basha ironizoi duke thënë se PD nuk mund të pajisë me kartë Aqif Rakipin, dhe as kuotat që ka futur Ilir Meta nëpër foltore.

“Partia Demokratike nuk mund të pajisë me karta njerëz nga bota e krimit. Aqif Rakipit nuk do i japim kartë,. As kuotave që ka caktuar Ilir Meta nëpër foltore. Se do na akuzojnë që po shkrijmë partinë pastaj. Nëse ky mendon se ka shumicën pse nuk na lë të dalim zbuluar ne që nuk qenkemi shumica. Pse marrin në telefon ish-bodyguardët e tij që për fat të keq i kam pasur për tepër gjatë përkundër këshillave. Njerëz që i tregon Tirana me gisht si ortakë oligarkësh.

Ku e gjen guxim Agron Kuliçi deputetët demokratë që të mos shkojnë në mbledhjen e këshillit kombëtar. Ku e gjen guximin Suel Çela. Nëse ka bërë një të mirë Sali Berisha është se i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që dërgonte SMS të mos shkonin në këshillin kombëtar. Çfarë frike ka nga delegatët më 18 Dhjetor. Është i vetë. Është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Ku u bërë Arena e Hajnisë, arena e Salisë?! Unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushton arena e hajnisë?!

Sa kushtonte gjithë ajo regjizurë?! Demokratët kanë bërë diferencën mes dikujt që na kujton më të keqen e të shkuarës.  Për të pastruar edhe nga barra e të shkuarës e zyrtarëve të korruptuar. Disa prej tyre bënë fushatë për Partinë Socialiste. E di se shumica është me Partinë Demokratike dhe jo me organizatën e tij   anti-amerikane. Hallin e tij nuk ka për ta marrë përsipër Partia Demokratike. PD do vazhdojë rrugën e saj në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai nuk di çfarë të bëjë më. E ka futur veten e vet në një rreth vicioz. As nuk dua ta ndihmoj më pas 16 vjetësh”, tha Basha. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!